Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nard Ndoka zbulon “asat” e ruajtur nga Basha nën mëngë: Emrat e kandidatëve për PD-në në 2021-shin
Ish-deputeti Nard Ndoka, ka zbuluar disa prej emrave që do të kandidojnë nga Partia Demokratike për deputet në disa qarqe të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka bën me dije se në Shkodër PD do të kandidojë Romeo Gurakuqin, në Lezhë Aldo Bumçin, në Elbasan Edmond Spahon, në Gjirokastër Tritan Shehun, në Korçë Valentina Dukën, ndërsa në Vlorë Agron Shehajn.
“Mëkatet e keq-qeverisjes, korrupsionit, drogës, krimit, trafikut, do paguhen një ditë, nesër gjykim me votë dhe pasnesër me drejtësi”, shprehet Ndoka.
Postimi i plotë i Nard Ndokës:
E djathta kryeson listat me profesorë dhe politikanë karriere, në Shkodër profesor Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan profesor Spaho, në Gjirokastër doktor Shehu, në Korçë profesoreshë Valentina Duka, i vetmi biznesmen që kryeson listën në Vlorë Agron Shehaj, i cili vjen nga një kulturë europiane e të bërit biznes, i suksesshëm dhe i talentuar.
Sot, pa bujë dhe ceremoni i dhuron sërish sistemit shëndetësor pajisje që shpëtojnë jetë, gjest civilizues, human dhe njerëzor.
Çfarë solli e majta dhe ku është sot?!
E zhytur në korrupsion e deri në afera anti-njerëzore, korrupsion me jetën e qytetarëve, korrupsion tek Ministria e Shëndetësisë, me tendera sekret dhe abuziv deri në krim njerëzor.
Një deputet përfiton nga pandemia dhe karantina e detyrushme, në hotelet e tij.
Një tjetër me spitalet artificiale COVID-3, KM që menaxhon edhe fatkeqësitë kombëtare, tërmet dhe pandemi, me miqtë e tij të partisë, për t'i përdorur nesër në fushatë kundër Opozitës dhe vullnetit të qytetarëve.
Këto janë dy modelet që demonstrohen sot publikisht: një e djathtë humane dhe e përgjegjshme, përballë “Rilindjes” shartim i së majtës, që prodhon korrupsion, krim e papërgjegjshmëri.
Dallimin këtu nuk e bëjnë vetëm detajet, por fryma, qëndrimet dhe veprimet e palëve.
Çfarë do mbjellësh, do të korrësh, ndaj Rama sot po provon hidhur shijen e sondazheve, produkt i “frutave” që ai mbolli për vite me keq-qeverisjen e tij!
Mëkatet e keq-qeverisjes, korrupsionit, drogës, krimit, trafikut, do paguhen një ditë, nesër gjykim me votë dhe pasnesër me drejtësi.