Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Narrativa e Gent Cakajt nuk është te 'shkopi' me burrat, por te 'karrota' me gratë
Alfred Lela
Gent Cakaj ka qenë fatlum dhe i pafat, në të njëjtën kohë, ditën kur u kandidua dhe u delegua si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. Në planin e marrdhënieve publike (piarit) ai mbetet një zgjedhje e mirë, por sërish si 'karrem' i Edi Ramës, i cili me anë të tre transgresioneve, rinisë, kosovarësisë dhe talentit, deshi të kapërcente të gjithë kufijtë e diplomacisë institucionale duke përdorur një 'tabula rasa' si Cakaj.
Në këtë plan është i pafat z. Cakaj: u bë ministër në një dreq toke dhe republike ku, të gjithë pa përjashtim, duan të jenë ministra. Dy shembuj mund të sillen nga historia e largët dhe e afërt. Deklarata e Ahmet Zogut se, është e vështirë të jesh mbret në një tokë me 1 milion mbretër, dhe inati 'i gjysmës së Shqipërisë' me shefin e opozitës, Lulzim Basha, kur ai publikoi listat e kandidatëve për deputetë, kur nuk e panë veten në to.
Ky mentalitet 'e anulon' Cakajn dhe nuk pyet aspak për kreditet dhe qëllimet e tij, sado të larta dhe të pastra qofshin ato. Djaloshit nga Kosova i mbetet të kundër-reagojë dhe, në këtë hulli ka qenë edhe lista 20-she e paraqitur para medias. Ministri ka dashur 'të tregojë dhëmbët', të dëshmojë se e ka në zap institucionin tekanjoz të lënë nga Ditmir Bushati, ku me gjasë njerëzit e tij vazhdojnë t'i fusin stërkëmbësha pasardhësit të ri.
Edhe leximet që iu bënë listës kishin si piketë pikërisht 'anulimin' e Cakajt. Për disa lista ishte hakmarrje e Ramës me Bushatin, i cili kishte treguar shenja 'zevzekërie' pas shkarkimit. Për të tjerë, vendetta e kryeministrit me njerëzit e medias, kritikë me të, që kishin të afërm në poste diplomatike nëpër botë, kryesisht 'vende pëllumbash' në Perëndim.
Gjasat janë që z. Cakaj ka dashur të ndërtojë profilin e vet nëpërmjet një narrative që tregon, në fillim shkopin dhe më vonë karrotën. Sigurisht, siç raportonte Politiko dje, ai nuk do ta shkarkojë, për shembull njeriun e afërt të bosit të medias Frangaj (sepse nuk do ia mbante të hynte në luftë me një media të madhe si Klani, por edhe se me paraqitjet e saj, përfaqësuesja e Shqipërisë në Vatikan duket një zonjë e kompozuar), siç edhe nuk ka pse të shkarkojë të bijën e Zhejit, qoftë edhe për faktin se Shqipëria do të kishte mirë nga diplomatet e reja, të hijshme dhe të sofistikuara si zonjusha në fjalë. Si Cakaj, por sidomos Rama, e dinë këtë.
E njëjta gjë mund të thuhet për të bijën e Paskal Milos, duke gjykuar nga i ati, apo të birin e Preç Zogajt, sërish nga trashëgimia apo shkollimi. Kështuqë, teoria e anti-nepotizmit në këtë rast as nuk shkon, as nuk bën punë. Sikur për asgjë tjetër, për faktin e thjeshtë se etërit e këtyre zonjushave apo zotërinjve, nuk punojnë në shtet, por janë 'në punë të tyre', kështuqë nuk jemi në rastin e shkeljes nëpërmjet nepotizmit.
Cakajt i mbetet ta formulojë narrativën e atij që 'e ka marrë pushtetin' në Ministrinë e Jashtme, duke dalë prej hijes së delegimit të postit nga Rama dhe prej kontrollit të ushtruar ende nëpër ato zyra nga ish-ministri jetëgjatë, Bushati, duke bërë disa shkarkime periferike. Në fund, as 'lista nepotike' e shpallur në media, dhe as shkarkimet e diplomatëve të rangut të fundit, apo shoferëve të ambasadave, nuk i çojnë drejt kthesës punët e Ministrisë së Jashtme dhe Europës.
Cakaj është i pafat, përveç atyre që u thanë më lart, edhe për atë se e ka marrë drejtimin e MJ në një kohë krize politike dhe ngecjeje në qeverisje, çka e bën të pamundur integrimin në BE, çka do të ishte i vetmi sukses i tij si ministër rishtar.
Te mosha e tij, aty ku qëndron mangësia, rri edhe shansi. I mbetet diçka, dhe nuk është pak, të bëjë me rininë e tij në krye të Punëve të Jashtme. Zyrat e huaja janë plot me gra (në moshë) që marrin vendime apo flenë me vendim-marrësit europianë.
Ta lërë 'shkopin' e brendshëm pas derës së zyrës dhe të përdorë 'karrotën' në punët e jashtme.
Kjo do të qe narrativa e tij.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38