Flash News

KRYESORE

‘Nata e Bardhë’, këto janë tre këngëtaret e njohura që do këndojnë sot në Tiranë

‘Nata e Bardhë’, këto janë tre këngëtaret e

Sot në kryeqytet do të organizohen disa aktivitete për ‘Natën e Bardhë’. Një festë e kthyer tashmë në traditë në Tiranë, ‘Nata e Bardhë’ mbledh qytetarë nga i gjithë vendi.

Festimet do të përqëndrohen kryesisht në sheshin ‘Skënderbej’, ku do të zhvillohet edhe një koncert falas për publikun.

Në skenë do të ngjiten këngëtaret e njohura Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma.

Duke premtuar një festë të vërtetë, Gaçe ftoi të gjithë shqiptarët që mbrëmjen e sotme të jenë në shesh për të kaluar disa orë plot argëtim e surpriza.

“Unë jam vërtet shumë e nderuar që do të këndoj sot në shesh për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ata që duan të festojnë, për të gjithë ata që fundi i fundit duan të këndojnë, të buzëqeshin. Unë kam një parim: Jeta është shumë e shkurtër dhe nesër askush nga ne nuk e di çfarë do të ndodhë. Jam nga ato natyra që e jetoj jetën si të më vijë për momentin, sot do bëjmë namin”, tha Aurela Gaçe gjatë takimit në bashki.

Në skenë do të ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Gjithashtu, në shesh do të këndojnë edhe Krenar Seiti, Xheisara etj, ndërsa nuk do të mungojnë edhe shumë zëra të tjerë të njohur.

Të fundit