Flash News

KRYESORE

NATO kërkon shtet me standarde, Rama përgjigjet: Moshyrja e opozitës nuk i bën zgjedhjet antidemokratike

NATO kërkon shtet me standarde, Rama përgjigjet: Moshyrja e

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e konsideroi vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit

"Vendimi për të investuar në bazën e Kuçovës dhe programi i investimit për ta kthyer atë në një pjesë integrale të infrastrukturës së NATO-s nuk vihet në diskutim dhe për më tepër në Shqipëri nuk do të ndodhë, nuk do ta lejojmë, asnjë formë destabilizimi që do të cenonte imazhin e vendit, organizimi i shfaqjeve të dhunshme në një perimetër të vogël.

Besojmë se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet se nuk dinë të respektojnë edhe rregullat që i vendosin vetë. Ky është inskenim politik. Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si proces i patjetërsueshëm demokratik nëse opozita pengohet qëllimisht ose ligjërisht, zgjedhjet nuk janë demokratike, por nëse dikush preferon të mos hyjë kjo nuk i bën antidemokratike.

Dua ta siguroj se të gjitha angazhimet tona në raport me aleancën, u qëndrojmë një për një deri në fund dhe nga ana tjetër se edhe në këtë proces artificialisht të organizuar, Shqipëria si një vend i NATO-s nuk do të cenojë as imazhin e vet dhe as qetësinë e aleancës" tha Rama.

Ai e quajti Stoltenberg-un “një mik i vendit tonë, i cili e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë dhe ka qenë në vijmësi i interesuar për zhvillimet në vend dhe rajon dhe mbështetës i procesit të integrimit të rajonit. “Vizita përkon edhe me vitin e 10-vjetorit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit.”

Të fundit