Flash News

KRYESORE

NATO me bazë ajrore në Shqipëri, si e komenton tabloidi i njohur britanik

NATO me bazë ajrore në Shqipëri, si e komenton tabloidi i njohur

Sipas tabloidit britanik “Express.co.uk”, NATO-ja po rrit ndikimin e vetë në Ballkanin Perëndimor ndërsa po përgatitet të ngrejë një bazë ajrore, të parën në rajon, gjithashtu duke iu kërkuar vendeve të Ballkanit që t’i bashkohen zyrtarisht aleancës.

Më 4 gusht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se aleanca synon të ndërtojë bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor afër qytetit të Kuçovës, punime të cilat pritet të fillojnë gjatë këtij viti, shkruan Telegrafi.

Po sipas kryeministrit Rama, zyrtarët po diskutojnë me SHBA për “modernizimin e kapaciteteve ajrore shqiptare”.

Ndryshe, shkruan mediumi britanik. Sipas tij, Shqipëria u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe ende po zëvendëson armët e vjetruara, duke shtuar se vendi shtrihet në Detin Adriatik dhe Jon, në veriperëndim të Greqisë.

Siç bëhet e ditur, kjo bazë përdoret për furnizimin e ajrit, mbështetjen logjistike, patrullimin e ajrit dhe trajnimin, ndërsa baza do të përdoret gjithashtu nga forcat ajrore shqiptare.

Përveç kësaj, mediumi britanik vë në pah faktin se zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se NATO mbështet reformën në Kosovë, duke përfshirë krijimin e forcave të veta të rregullta të armatosura.

Sipas Express.co.uk, BE gjithashtu ka ndihmuar në zgjerimin, pasi Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë shtete kandidate për në BE.

Të fundit