Flash News

KRYESORE

NATO organizon manovrën e parë ushtarake, zgjedhin një zonë kritike në rajonin balltik

NATO organizon manovrën e parë ushtarake, zgjedhin një zonë

Anëtarët e NATO-s kanë organizuar manovrën e parë ushtarake të përqendruar në kalimin e ashtuquajtur të Suwalkit, në verilindje të Polonisë, konsideruar si një pikë kritike për sigurinë e aleatëve balltikë, në kuadër të tensioneve me Moskën, theksuan zyrtarët e këtyre manovrave.

Kjo pjesë e ngushtë e tokës në kufirin polako-lituanez shtrihet në 60-100 kilometra mes enklavës ruse shumë të militarizuar të Kaliningradit dhe Bjellorusisë, një aleat i afërt i Kremlinit.

Sipas specialistëve, bëhet fjalë për thembrën e Akilit në krahun lindor të NATO-s pasi pushtimi i mundshëm i saj mund të izolojë tre anëtarët balltikë të Aleancës Atlantike (Estoni, Letoni dhe Lituani).

Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite nënvizoi se manovra, që konsiston në një transferim të forcave aleate që nga Polonia, nëpërmjet kalimit të Suëalkit, drejt vendit të saj përbën një mesazh të fortë për kapacitetin dhe angazhimin e NATO-s për të garantuar sigurinë në rajon.

“Manovra e Suëalkit ka përfshirë më shumë se 1 500 ushtarë amerikanë, polakë, britanikë dhe lituanez”, theksoi kapiteni amerikan, Jason Koontz, zëdhënës për manovrat shumëkombëshe.

Të fundit