Flash News

KRYESORE

NATO përgatit 35 mijë trupa për betejë, operacioni më i madh që nga Lufta e Ftohtë

Deri në 35,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në të gjithë Norvegjinë këtë vit, një aksion që mund të cilësohet si më u madhi që vendi ka parë që nga Lufta e Ftohtë.

Sipas ‘dailymail’, kombi skandinav, i cili ndan kufirin e Arktikut me Rusinë, do të presë trupa nga 30 vende gjatë Trident Junction, planifikuar për tetor dhe nëntor.

Më shumë se 120 avionë, 70 anije dhe 10,000 automjete do të marrin pjesë në ushtrimet stërvitore, të cilat vijnë pas tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit. Operacionet do të zhvillohen në zonat përreth Atlantikut të Veriut dhe Detit Baltik, duke përfshirë Islandën, dhe hapësirën ajrore të Finlandës dhe Suedisë. Anije, forcat speciale të operacionit etj., do të marrin pjesë në atë që është një nga aksionet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit.

Frank Solvsberg, zëdhënës i Trident Juncture, tha se stërvitjet do të jenë tre herë më të mëdha se çdo stërvitje tjetër ushtarake e kryer në Norvegji, shkruan politiko.al.

"Ky do të jetë një aksion shumë i madh dhe i rëndësishëm që do të ndikojë shumë," citon ai.

Po sipas tabloidit, frika e konfliktit është “rinovuar” pasi Rusia paralajmëroi Perëndimin se po i afrohet një “vije të kuqe” pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Siri.

35,000 trupa do të jenë 'shumë të dukshme në pjesë të mëdha të Norvegjisë juglindore dhe qendrore' kur aleanca 'do të stërvitet për të mbrojtur Norvegjinë'.

Stërvitjet kryesore do të zhvillohen midis 25 tetorit dhe 7 nëntorit, por përgatitjet do të fillojnë në fillim të gushtit.

Admirali i SHBA James G. Foggo, III, i cili aktualisht shërben si komandant i Forcave Detare të SHBA në Evropë, vizitoi Norvegjinë përpara stërvitjeve të planifikuara dhe i tha për ‘TV 2’: "Është një mundësi e mahnitshme e trajnimit për të gjitha palët e përfshira. Unë mendoj se ai gjithashtu dërgon një mesazh të qartë për të tjerët që do të kërcënojnë aleancën. '

Stërvitjet vijnë pasi tensioneve që vazhdojnë të rriten midis Rusisë dhe vendeve perëndimore mbi krizën në Siri.

 

 

 

 

Të fundit