Flash News

KRYESORE

NATO rrit praninë në Afganistan, Stoltenberg: Jo për të rifilluar operacionet luftarake

NATO rrit praninë në Afganistan, Stoltenberg: Jo për të

NATO do të rrisë praninë në Afganistan, jo për të rifilluar operacionet luftarake, por për të ndihmuar më shumë forcat afgane për t’u bërë ballë talebanëve, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.

“Autoritetet ushtarake kanë kërkuar disa mijëra ushtarë më shumë”, nënvizoi ai për shtypin, pas mbërritjes në një takim të ministrave të Mbrotjes të NATO-s në Bruksel.

“Mund të konfirmoj se do të rrisim praninë tonë në Afganistan”, shtoi ai duke kujtuar se Aleanca merr pjesë në trajnimin dhe formimin e forcave afgane, në kuadër të misionit “Resolute Support”, që prej përfundimit në vitin 2014 të misionit luftarak në vend.

“Nuk bëhet fjalë për rifillimin e operacioneve luftarake”, nënvizoi Stoltenberg, por për të ndihmuar afganët të luftojnë dhe të marrin përgjegjësi të plotë përsa i përket sigurisë.

Ai përmendi tre fusha ku nevojitet prani më e madhe e NATO-s, riforcimi i forcave speciale të ushtrisë afgane, mbështetja e zhvillimit të forcave ajrore afgane dhe trajnimi i kuadrove të ushtrisë.

“Duhet të sigurohemi që ne jemi të aftë për të dalë nga bllokimi dhe për të përgatitur terrenin për një zgjidhje politike”, theksoi ai.

 

Të fundit