Flash News

KRYESORE

Navas tregon kush e ka habitur: Lojtari i PSG ka tjetër nivel

Navas tregon kush e ka habitur: Lojtari i PSG ka tjetër nivel

PSG po luan mirë dhe po fiton. Një ndër lojtarët e rinj të ekipit është Keylon Navas. Portieri u afrua në merkaton e verës nga Real Madridi dhe është kthyer titullar me ekipin francez.

Ai është i befasuar me brazilianin Neymar. "Gardiani i portës" mendon se sulmuesi është shumë i talentuar dhe është i mrekullueshëm me topin në këmbë.

Neymar është një lojtar i një niveli tjetër, nuk i përket kësaj bote. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër, ndihemi edhe më të fortë me të. 

"Objektivat e mi? Nuk erdha te PSG për t’u zbavitur, por për të punuar me përulësi dhe për të fituar trofe“, - tha Navas.

Të fundit