Flash News

KRYESORE

Nazarko: Mazhoranca po tregohet arrogante, shpërfillimi opozitën e bashkuar për ndryshimet kushtetuese  

Nazarko: Mazhoranca po tregohet arrogante, shpërfillimi opozitën e

Analisti Mentor Nazarko e ka cilësuar një hap në drejtimin e duhur propozimin e PD-LSI për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

Duke folur në ‘News 24’, Nazarko tha se ky hap duhet të ishte hedhur më përpara, ndërsa tha se mazhoranca po tregohet arrogante.

“Shumica po tregohet arrogante sepse bëri ndryshimet kushtetuese pa e përfillur vullnetin e opozitës së bashkuar, që janë palë të përfaqësuara në Këshillin Politik, edhe pse de jure është në rregull.

Nga ana tjetër presidenti Ilir Meta po vendos një lloj balance përfaqësimi në institucione. Jemi në një retorike që është demokratike sepse situata është e veçantë.

Të prodhojmë një zgjidhje sa më konsensuale të jetë e mundshme, sepse me gjase këshilli ndërqeveritar i Shqipërisë me BE mund të mos mblidhet para zgjedhjeve sepse zakonisht BE nuk i jep bonus shumicës në prag të zgjedhjeve sepse do e merrte si kredencial. Edhe opozita që shpreson të jetë shumicë nesër i duhet konsensusi i palës tjetër, në këtë kuptim ky është interesi ynë kombëtar”, tha Nazarko.

Të fundit