Flash News

KRYESORE

Nazarko: Me aktin e shembjes së teatrit, Rama preku dhe votuesit më të rregullt të Partisë Socialiste

Nazarko: Me aktin e shembjes së teatrit, Rama preku dhe votuesit më

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, tha se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një moment i trishtë në historinë e jetës së kryeqytetit.

Nazarko tha se godina përveçse Teatër Kombëtar, kishte edhe disa funksione të tjera të rëndësishme.

Analisti vlerësoi protestat e shoqërisë civile dhe shtoi se me shembjen e Teatrit, Rama ka prekur edhe ata individë që votonin rregullisht për PS.

“Është një moment i trishtë në historinë e jetës së kryeqytetit. Ajo godinë nuk ishte vetëm teatër, por lidhej me funksionimin e qendrës së studimeve shqiptare, që ishte një qendër ku personalitete të shquara të vendit tonë kanë kontribuar për historinë tonë kombëtare. Kolici, Fishta, Dhimitër Berati e figura të tjera. Ishte një qendër që kishte shqërbyer dhe për Institut të Shkencave. Pra ishte një monument i historisë sonë kombëtare. Tani po zhduket dhe kjo është shumë e trishtë.

Ngjarje si këto e provokojnë thellë emicionalitetin publik. Në periudha si këto të epidemive, emergjencave, tërmeteve, shoqëritë janë më të ndjeshme. Në këtë kuptim ishte një goditje, që ka pas një efekt të jashtëzakonshëm. Ky veprim duhet të ketë prekur edhe krahun e atyre që votojnë rregullisht për PS. Kjo ngjarje ka prekur në mënyrë transversale edhe ata individë që mund të identifikohen me krahun e majtë”, tha Nazarko.

Të fundit