Flash News

KRYESORE

Ndahen Ariana Grande dhe Pete Davidson, për shkak të vdekjes së Mac Miller

Ndahen Ariana Grande dhe Pete Davidson, për shkak të vdekjes së

Këngëtarja Ariana Grande dhe komediani Pete Davidson i kanë dhënë fund fejesës tyre 5 mujore. Sipas TMZ, ata janë ndarë përfundimisht këtë fundjavë.  Sipas burimeve për TMZ hapin e parë për ndarjen e ka marrë Ariana dhe se marrëdhënia kishte avancuar më shpejt sesa duhet.

"Ariana 'u mbyll' në një vend të errët pas mbidozës fatale të ish të dashurit të saj. Ajo nuk fajësoi veten për vdekjen e tij pasi ndjen se bëri gjithçka që mundi për ta ndihmuar, por e la në një gjendje emocionale shumë të rënduar,"-tha burimi për TMZ.

Pas vdekjes së Miller, sipas burimit, këngëtarja kuptoi disa gjëra: "Ajo nuk mund të përfshihej plotësisht në marrëdhënien e saj me Pete. Dhe se kishte nxituar me vendimin për tu fejuar."

Të fundit