Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta aktorja durrsake

Ndahet nga jeta Vera Urumi, aktorja e njohur nga Durrësi.

Lajmi i hidhur është publikuar në faqen e teatrit të Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u shua një tjetër yll i gjirit tonë artistik.

Vera Urumi u nda sot nga kjo jetë.

teatri ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës   shpreh mirënjohen më të thellë e ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe gjithë të njohurve.Homazhet do të mbahen nesër në hollin e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës  nga ora 13:00 - 15:00.

Në foto po ju paraqesim një fragment nga komedia PREFEKTI ku znj.Urumi luante rolin e Zonjës përkrah Nikolin dhe Meropi Xhojës dhe në një foto tjetër me kolegun e saj z.Lutfi Hoxha gjatë ceremonisë së Festivalit të Filmit në Durrës në vitin 2012”, njoftohet në faqen e rrjeteve sociale.

Të fundit