Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta aktorja që luajti rolin e prokurores Silvia Conti te filmi me Komisar Katanin

Ndahet nga jeta aktorja që luajti rolin e prokurores Silvia Conti te filmi

U nda nga jeta aktorja e famshme franceze Patricia Millardet në moshën 63-vjeçare, e cila ndodhej në spitalin “San Camillo” në Romë. Aktorja franceze, e cila prej vitit 1980 jetonte në Itali, është e njohur për shqiptarët nga filmi “La Piovra” (Oktapodi), ku ka luajtur rolin e “prokurores së hekurt”, Silvia Conti.

Në këtë film, që shqiptarët e njohin gjithashtu për rolin e Komisar Kantanit luajtur nga Michele Placcido. Patricia Millardet u bë e famshme në kinematografinë italiane duke spikatur me rolin e hetuese së pakurruptueshme.

Ajo ka luajtur gjithashtu në shumë filma të tjerë në Itali, në role të ndryshme si në filmin “Il tempo delle mele 2”. Debutimin e saj e bëri në filmin “Assicurazione sulla morte” në vitin 1987, ndërsa në vitin 1990 ajo luajti “Il sole anche di notte”. Popullaritet të madh ajo arriti  në serialin “La Piovra” të Rai-t. Me kalimin e viteve ajo mori pjesë në prodhime të ndryshme kinematografike dhe televizive.

[gallery ids="375594,375595,375596"]

Të fundit