Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta babai i shkrimtarit të njohur, ish-ministër demokrat

Ndahet nga jeta babai i shkrimtarit të njohur, ish-ministër demokrat

Është ndarë nga jeta ditët e fundit babai i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Lajmin për humbjen e Bajram Mustafaj, e bën të ditur miku i publicistit, Ramiz Lushaj, i cili nëpërmjet një statusi në 'facebook' ka ndarë lajmin e hidhur me të gjithë.

“Këto ditë ndrroi jetë në Tiranë,

BAJRAM SELIMI MUSTAFAJ,

Një nga burrat e mirë e të shquar të Tropojës e ma gjerë, baba i Besnik Mustafajt (shoku im prej nga vitet e rinisë) ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë e shkrimtar i përkthyem në disa gjuhë e shtete të botës, baba i Dashit dhe i Sulës, përndryshe si i kena thirrë tanë jetën tonë edhe "LALA BAJRAM".

BAJRAM SELIM MUSTAFAJ (LALA BAJRAM) ishte dhe mbetet një njeri model i kohërave, me virtyte e vlera të trashëgueshme e të çmueshme, një kuadër i rrallë i punës së mirë e të mbarë, një prind shembullor, një gjysh i mrekullueshëm.

Vendlindjes tonë e Kombit po iu rrallohen lisa të tillë kaq të rrallë e çmuar si BAJRAM SELIMI MUSTAFAJ...!”, shkruan Ramiz Lushaj në facebook.

 

Të fundit