Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ‘Mjeshtri i Madh’, Lulzim Balla; Gazetari Sokol Balla jep lajmin e hidhur për humbjen e babait: Jam i sigurt se do të jetë në lutjet tuaja në distancë

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare babai i Sokol Ballës, Lulzim Balla. Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij, të cilët me dhimbje të madhe njoftojnë humbjen e të dashurit të tyre. Lulëzim Balla ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej 5 vitesh.

Babai i gazetarit Sokol Balla, ishte një nga figurat më të dashura në RTSH, ambient pune në të cilin ai kishte punuar 43 vjet si kameraman duke u kujdesur për imazhin e të gjithëve.

“Ndarja me babanë e dhimbshme por e qetë. Jam i sigurt se ai do të jetë në lutjet tuaja në distancë. Vlerësojmë afërsinë tuaj shpirtërore”, shprehet gazetari Sokol Balla.

“Luli nuk eshte me.

Babai jone, i miri dhe kudogjenduri, i qeshuri dhe shpirt madhi, qe nuk u kursye te ishte i mire me kedo e me te gjithe, sot u largua nga kjo jete qe aq fort dhe shume e donte.

Shpirti ne paqe bab, do jesh gjithmone mes nesh.

Mami, Sokoli, Dori dhe un do te te duam dhe mbajme ne zemer perjete”, shkruan në njoftimin e tij vëllai i gazetarit, Rezar Balla.

Kujtojmë se, babai i gazetarit Sokol Balla mbante edhe titullin Mjeshtër i Madh, titull i cili i ishte dhënë në vitin 2011 nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Politiko.al i shpreh ngushellimet kolegut Balla dhe familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Të fundit