Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta “Deda” te “Rrugë të Bardha”. Aktori Rikard Larja shuhet në moshën 77-vjeçare

Ndahet nga jeta “Deda” te “Rrugë të Bardha”.

Aktori dhe regjisori i njohur i kinematografisë shqiptare, Rikard Larja u nda nga jeta të hënën në mbrëmje në moshën 77-vjeçare. Prej kohësh, sipas Neës 24, ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori dhe jetën në banesën e tij në Tiranë. Rikard Larja, lindi në Shkodër në 1 prill të vitit 1943, ku mbaroi dhe shkollën e mesme. Më pas ai u diplomua në shkollën e aktrimit “A.Moisiu” në Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar. Ai do të mbahet mend për filmat e luajtur, ku padyshim të gjithë shqiptarët e kujtojnë për rolin e “Dedës” te filmi “Rrugë të Bardha”.

Karriera

Filmografia

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha - (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës - (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës - (1987), Mjeku

Në prag të jetës - (1985), Andrea

Pranverë e hidhur - (1985) Xha Teli

Skëterrë '43 - (1980), Andrea

Radiostacioni - (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë - (1978), Luka

Ilegalët - (1976) Tosti

Në fillim të verës - (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha - (1974) Deda

Shpërthimi - (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja - (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata - (1972)......xhandari

Kur zbardhi një ditë - (1971) Komisari

Plagë të vjetra - (1968).......Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967)..Perlati

Duel i heshtur - (1967) Skenderi

Komisari i dritës - (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

Regjisor

Pesha e kohës - (1988)

Kur hapen dyert e jetës - (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)

Dita e parë e emrimit - (1981)

Sketerre 43 - (1980)

Radiostacioni - (1979)

Në pyjet me borë ka jetë - (1978)

Skenarist

Pesha e kohës - (1988)

Kur hapen dyert e jetës - (1986)

 

Të fundit