Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta gazetari nga Kukësi, dedikimi i ish-deputetit: PD humbi një nga drejtuesit e lëvizjes studentore

Është ndarë nga jeta gazetari nga Kukësi, Myftar Gjana, i njohur ndryshe si një nga aktivistët e parë të lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.

“Eshte ndare sot nga jeta gazetari kuksian Myftar Gjana. Gjate jetes se vet ai u shqua si aktivist i kurajshem politik si dhe nje nder aktivistet e pare te Levizjes se Dhjetorit '90, duke marre pjese aktive ne raportimet ne shtypin e shkruar dhe ne pergjithesi si publicist.

Per disa dekada ai ka krijuar dhe ka perkthyer autore te famshem nga letersia e poezia boterore si dhe ka lene edhe nje liber me krijime autoriale. Myftar Gjana kontributin e vet e dha edhe si diplomat dhe studiues ne fushen politike dhe ate te diplomacise.

Gjana ka qene aktiv ne jeten e komunitetit te gazetareve te Kukesit dhe rajonit verior te vendit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushellimet familjareve te mikut dhe kolegut tone”, shkruan zyra e shtypit të Unionit të Gazetareve Shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga ana tjetër, edhe ish deputeti i PD, Flamur Noka shkruan se humbi një mik të vyer dhe PD një nga drejtuesit e lëvizjes studentore.

 

Të fundit