Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta historiani Agim Musta, ish-i burgosur politik në burgjet e komunizmit

Ndahet nga jeta historiani Agim Musta, ish-i burgosur politik në burgjet e

Është ndarë sot nga jeta në moshën 89 vjeçare, historiani i mirënjohur, njëkohësisht ish-i dënuari politik Agim Musta.

I dënuar si anëtar i grupit Socialdemokrat të krijuar në kohën e regjimit komunist, Musta vuajti dënimin në Burrel, e më tej në Spaç.

Agim Musta i përket brezit të historianëve të parë, që nisën hulumtimin e krimeve të komunizmit që në vitet ‘90.

Musta ka zbuluar krime të rënda nga koha e komunizmit, pëmes botimeve të tij.

Ai është hartuesi i parë i hartës së zbulimit të më shumë se 100 burgjeve, kampeve të internimit, kampeve me tela me gjemba, vendet e internimit  dhe kontribues për gjendjen e dhjetëra të humburve.

Për punën e tij kërkimore Musta është vlerësuar me disa çmime.

 

 

 

 

Të fundit