Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta “Hitleri”, aktori i njohur i filmit “Downfall”

Ndahet nga jeta “Hitleri”, aktori i njohur i filmit

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur zviceran Bruno Ganz.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta në Zyrih e ka bërë publik menaxheri i tij.

Aktori i njohur është vlerësuar nga kritika për interpretimin e rolit të diktatorit nazist, Adolf Hitler në filmin ”Rënia”, i vitit 2004.

Krahas tij, Ganz ka luajtur edhe në filma të tjerë të njohur si “The Boys From Brazil” (1978), “Strapless” (1989), “The Manchurian Candidate” (2004), “The Reader” (2008), “Unknown” (2011) dhe “Remember” (2015).

Të fundit