Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ikona e muzikës meksikane, fansat e quanin ‘princi i këngës’

Është ndarë nga jeta ikona e muzikës meksikane, këngëtari  José Rómulo Sosa Ortiz, i cili njihej si José José.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria e Kulturës meksikane, e cila shkruan: “Keqardhje për vdekjen e këngëtarit José Rómulo Sosa. Që nga fillimi i karrierës së tij, këngëtari i El Triste u bë një nga zërat më të dashur në Meksikë. Pusho në paqe”.

José José ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë në pankreas.

Fansat dhe kolegët e tij e thërrisnin “El Príncipe de la canción” (Princi i Këngës), ndërsa këngët e tij më të famshme janë “La Nave del Olvido”, “40 y 20”, “Gavilán o Paloma” dhe “El Triste” etj

Të fundit