Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD. Dhurata Çupi: Humbëm njeriun e vlerave

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD. Dhurata Çupi: Humbëm njeriun e

Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare ish-deputeti i PD-së në zonën e Matit, Idriz Xhomara. Lajmin e ka dhënë deputetja Dhurata Çupi, e cila thekson se me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme.

Ish-deputeti ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të papritur.

Reagimi:

Një ikje e parakohëshme, një largim që lë pas shumë dhimbje por edhe vlera.

Sot mora lajmin e hidhur të ndarjes së parakohëshme nga jeta të ish deputetit Idriz Xhomara,I cili lë pas një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e demokratizimin e Matit. Deputeti i përballjeve të drejtpërdrejta dhe i guximit Idriz Xhomara sot nuk është më mes nesh, pasi një sëmundje e papritur i mori jetën në moshën 68 vjecare.

Përcjell ngushëllimet e mia familjarëve, gruas dhe fëmijëve për këtë humbje . Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar.

Me ndarjen nga jeta të Idriz Xhomarës PD Mat humbi njeriun e vlerave të patjetërsueshme por që na le detyren për t’i vijuar.

Ngushëllime.

U prehsh në paqe koleg i nderuar.

Të fundit