Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe ish-kryetari i PD-së, reagon presidenti Meta: U hidhërova jashtë mase!

Për ndarjen nga jeta ditën e sotme të ish-futbollistit dhe Perikli Dhales, ditën e sotme ka reaguar presidenti Ilir Meta. Meta shprehet se një lajm i tillë e hidhëroi jashtë mase shumë.

Presidenti më tej shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët, të afërmit si dhe për tifozët bardhë e blu.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:

U hidhërova jashtë mase nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit të dashur, Perikli Dhales.

Perikli Dhales ishte ikonë e ekipit bardheblu që ndërlidhi dy gjenerata kampionësh të këtij klubi të madh.

Ai ishte një model i denjë i Tiranës së lavdishme që sfidoi Ajaxin e Amsterdamit në kulmin e lavdisë së tij, në vitin 1970.

Perikliu është dalluar për kontributet e spikatura, jo vetëm me ekipin e Tiranës, por edhe me ekipin kombëtar.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit, botën e futbollit dhe tifozët bardhë e blu.

 

Të fundit