Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Është ndarë sot nga jeta, Luan Hajdaraga, ish-ministri i Mbrojtjes.

Në moshën 69-vjeçare, Hajdaraga ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Në mars të këtij viti, ai pësoi ishemi cerebrale.

Qeveria shqiptare akordoi një shumë prej 1.9 milionë lekësh për trajtimin e tij mjekësor.

Pavarësisht dërgimit të tij për kurim të specializuar në Turqi, Hajdaraga nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

Hajdaraga u emërua në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1998-

2000 gjatë qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe

ka qenë profesor i sociologjisë. Po ashtu, për disa vite ka mbajtur edhe postin e deputetit të PS.

Hajdaraga ka ndërruar jetë paraditen e sotme në ambientet e QSUT-së.

Të fundit