Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-presidenti Mubarak, i pari lider që u përball me gjyqin pas revoltës së ‘pranverës arabe’

Ndahet nga jeta ish-presidenti Mubarak, i pari lider që u përball me

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili sundoi për 30 vjet Afrikën e Veriut deri në një kryengritje të dhunshme, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç.

Mubarak u rrëzua në vitin 2011 dhe ishte lideri i parë që u përball me gjyqin pas kryengritjeve të pranverës arabe, shkruan the Mirror.

Ai kaloi gjashtë vjet në qeli pasi u dënua për korrupsion e deri në vrasjen e 239 protestuesve, revolta 18-ditore e të cilëve tronditi botën.

Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u pastrua nga akuzat përfundimtare të vrasjes ndaj tij.

Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga akuzat e tregtisë së paligjshmet të  aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së 2011 që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.

Të fundit