Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta ish-studenti i dhjetorit, deputeti i PD i bën një dedikim prekës: Ike i ri miku im, le pas shumë ëndrra!

Ditën e sotme u publikua lajmi i trishto se një nga themeluesit e Partisë Demokratike, njëherësh një nga studentët e dhjetorit,  Altin Qoshja është ndarë nga jeta, nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e bëri publike Partia Demokratike, e cila i shprehte familjes ngushëllimet. Ndërkohë, deputeti i PD, Flamur Noka, i ka dedikuar atij një status prekës, ku thekson se la pas shumë ëndrra.

“Me shumë dhimbje mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentit të dhjetorit njërit prej themeluesve të PD, të njërit prej themeluesve dhe drejtuesve të FRPD mikut tim të hershëm Altin Qoshja. Iku shumë i ri.. La pas shumë ëndrra ..Familjes do i mungojë ky familjar i shkëlqyer,, ngushëllime të sinqerta për ta dhe zoti ju dhëntë forcë ta përballojnë këtë humbje të madhe .Miqve do ju mungojë ky mik i çmuar,,demokratëve do ju mungojë themeluesi dhe kontributori i palodhshëm me shpirt të kristaltë. Humbje e madhe për të gjithë ne ikja jote e parakohshme miku im.. Zoti të prehtë në paqe. I lehtë qoftë dheu për ty ....”, shkruan Noka në facebook.

Të fundit