Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar i muzikës “country”, shkak pneumonia

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar i muzikës

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark. Sipas “Variety” fituesi i çmimit “Grammy” humbi jetën si pasojë e pneumonisë në shtëpinë e tij në Tulsa,Okla në moshën 85-vjeçare.

Clark e ka nisur karrierën e tij në moshën 14-vjeçare. Ai luante në kitarë, violinë, mandolinë, harmonikë dhe shumë instrumente të tjera.

Ai është i njohur për suksesin në show-n “Hee Haww”. Roy Clark ishte një figurë shumë e rëndësishme për muzikën “country” si performues.

Të fundit