Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Konstandin Ropi , heroi që inspiroi filmin ‘Partizani i vogël Velo’

Ndahet nga jeta Konstandin Ropi , heroi që inspiroi filmin

Është ndarë në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, heroi që inspiroi filmin ‘Partizanin e vogël Velo’.

Ropi lindi në Leshnicë, Vithkuq. Koço Ropi i cili doli partizan në moshën 12-vjeçare dhe është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e “Partizani i vogël Velo”.

Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake. Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Konstandin Ropi mori një arsenal dekoratash për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

Konstandin Ropi do të prehet në varrezat e Korçës.

Të fundit