Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta kryetari i komunës shqiptare në Serbi

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së, Jonuz Musliu.

Mediat lokale në Luginën Preshevës raportojnë se Musliu ndodhej prej gjashtë muaj në një spital në Turqi ku po mjekohej pas problemve që kishte shfaqur me shëndetin. Ai ishte baba i tre djemve.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhur në vitin 2016.

Të fundit