Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Linda Tripp, gruaja që zbuloi skandalin e Clinton me Monica Lewinsky

Ndahet nga jeta Linda Tripp, gruaja që zbuloi skandalin e Clinton me Monica

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Linda Tripp, ish-shërbyesja civile amerikane që tronditi Shtëpinë e Bardhë pasi zbuloi skandalin seksual mes ish-presidentit Bill Klinton dhe Monica Lewinsky-it.

Familjarët e saj konfirmuan se Linda ishte diagnostikuar me kancer në pankreas, ndërsa më herët ishte trajtuar edhe për kancer të gjirit.

Regjistrimet që Tripp u kishte bërë bisedave të saj me Monica Lewinsky ishin thelbësore në gjyqin e vitit 1998 të presidentit Clinton.

Skandali seksual përshpejtoi shkarkimin e Clinton nga Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët në të njëjtin vit.

Të fundit