Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Luan Hajdaraga, vjen reagimi i parë nga politika: “S’gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen”

Ndahet nga jeta Luan Hajdaraga, vjen reagimi i parë nga politika:

Vjen reagimi i parë nga politika pas lajmit se ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Është deputeti i LSI, Luan Rama, ai i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet për familjen e tij dhe e cilëson atë si një njeri dhe profesor të pazëvendësueshëm.

“Është ndarë nga jeta Profesor Luan Hajdaraga!

Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen, veç, ndjej që rëndesa e saj është bërë aq e madhe, sa ishte mirësia e dashuria e fisme dhe e paqtë që ai njeri fali gjithë jetën e vet!

Familja humbi njeriun e vet më të dashur, e të gjithë ne; shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë!

U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti shok, mik, vëlla!”, shkruan Rama.

Luan Hajdaraga u nda nga jeta sot në QSUT në moshën 69-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Të fundit