Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta mjeku Arben Runa, gazetari: I rashë numrit tënd...Sa do më mungosh miku im!

Ndahet nga jeta mjeku Arben Runa, gazetari: I rashë numrit tënd...Sa

Është ndarë nga jeta mjeku i Spitalit të Traumës Arben Runa. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur miku i tij gazetar Ilir Kadia. Mes dhimbjes Kadia shkruan se do i mungojë miku i tij që kujdesej shumë për njerëzit. Runa shpeshherë ka ngritur zërin për kushtet në spitalin e Tiranës. 

“Po pse nxitove të na ikësh kaq shpejt o Ben Runa?! 

Dy javë më parë i rashë numrit tënd Ben. Desha të dërgoja në spital një njeriun tim, ta shikoje me merakun tënd për njeriun. Siç kisha bërë me veten time, nënën, babanë, djemtë, vëllanë gjithë miqtë e shokët që e dinin që ishim miq e më kërkonin t’i ndihmoja, ti sillja tek ty. Por në vend tënd më doli një tjetër. Është në shpi Beni, më tha. Por mos e shqetëso! Pandeha se flije nga urgjenca! A se kishe pak temperaturë gripi dhe… kaq! Ku ta dija se rruga ku ishe nisur ish pa kthim!!! Ah, sa do më mungosh i dashur MIK! Ishe simbol i të urtit! I NJERIUT! I LEHTË TË QOFTË DHEU YNË, O DOKTOR BEN RUNA!”, shkruan Kadia.

Të fundit