Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur Hektor Çoçoli, politikani shpreh ngushëllimet e përzemërta

Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur Hektor Çoçoli,

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, mjeku dhe politikani i njohur Hektor Çoçoli.

Është Ish kryeministri Sali Berisha, më herët me profesion doktor, që ka shprehur ngushëllimet e përzemërta familjes  për humanistin e madh.  

Postimi i Sali Berishës:

Nje humanist i madh dhe personalitet i shquar i mjeksise, prof. dr. Hektor Çoçoli mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, Prof. Dr. Hektor Çoçoli, njeri nga personalitetet me te shquara te mjeksise shqiptare dhe humanistet me te medhenj te shoqerise tone mbylli syte pergjithmone. Prof. Dr. Hektor Çoçoli nisi karrieren e tij ne fillimet e viteve 60 te shekullit qe kaloi si mjek i pergjithshem ne Tropoje, ku ne kushte tejet te veshtira, punoi me perkushtim, aftesi te medha dhe humanizem te veçante per çka ai fitoi reputacionin e nje mjeku te afte, te dashur dhe shume te njerezishem.

Me vone, Prof. Hektori u emerua pedagog ne fakultetin e mjeksise dhe zevendes dekan i ketij fakulteti si dhe dhe bashkepuntori direkt me i afert i Prof. Dr. Shefqet Ndroqi. Prof. Hektor Çoçoli se bashku dhe nen drejtimin e Prof. Dr. Shefqet Ndroqit bene nje beteje historike kunder tuberkulozit ne Shqiperi. Ata, me depistimet masive ne te kater anet e vendit, mjekimet bashkohore arriten te dominojne kete lengate qe bente kerdine ne Shqiperine strehe e varferise dhe mjerimit njerezor. Nga viti 1984 gjer ne vitin 2007 ai do te ishte drejtuesi kryesor i Departametit të Pnemologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe klinikës se pneumologjisë në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi” te cilat i zhvilloi me zotesi e talentin dhe vizionin e tij te qarte.

Prof Dr Hektor Çoçoli ngriti ne nivel bashkohor diagnozen, depistimin, mjekimin, kerkimin shkencor ne fushen e pneumologjise.

Lektor i klasit te pare, kerkues shkencor i suksesshem, Prof Hektori eshte autor i teksteve, librave, studimeve, artikujve shkencor qe perbejne nje deshmi te pavdekshme te trashegimise dhe emrit te tij te mire.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes te te ndjerit, Prof. Dr. Hektor Çoçoli, i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb

 

Të fundit