Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta në moshë 54 vjeçare aktori i njohur i humorit Anton Krosaj

Ndahet nga jeta në moshë 54 vjeçare aktori i njohur i humorit

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar, Anton Krosaj.

Mësohet se Krosaj vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën me të.

Aktorja shkodrane Dana Xhaj dhe kolegë të tjerë kanë reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe në kurth.

Të fundit