Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare ish-deputeti i PD  

Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare ish-deputeti i PD  

Është ndarë nga jeta parakohe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ali Gripshi.

Shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ish deputeti vuante dhe në moshën 50-vjeçare mbylli sytë.

Kujtojmë se Gripshi ka qenë ndër më aktivët në radhët e PD në Elbasan në vitet e para pas ’90-ës. Po ashtu, ka mbajtur disa poste drejtuese në institucionet lokale dhe deri para disa kohësh ka mbajtur edhe postin e sekretarit të degës së PD për Peqinin.

Gripshi mbante edhe titullin ‘Qytetar Nderi’ i Peqinit.

Të fundit