Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktorja e filmit “Superman”

Aktorja e njohur e Hollywood, Margot Kidder, e cila u bë e njohur për rolin e saj si Lois Lane në filmin “Superman”, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së aktores, por kujtojmë se në vitin 1996 ajo filloi të kishte probleme me shëndetin mendor, çka e bëri të largohej nga publiku.

Përveç rolit në filmin “Superman”  krah Christopher Reeve që u luajt në vitet1970-1980, Kidder u bë edhe politikane e aktiviste në mbrojtjen dhe të drejtat e grave.

Ajo gjithashtu ka luajtur së bashku me Reeve edhe në filmat klasikë horror “Black Christmas” dhe “Horror Amityville”.

Të fundit