Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, tifozi i Juves: Nuk dua lule, por gola të Ronaldos

Një tifoz i ekipit të Juventusit, kishte lënë një letër për furneralin e tij, para se të vdiste.

Mario Stefanini, i njohur ndryshe si "Il Doro", u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare dhe kërkesa e tij e fundit ishte që në varrimin e tij të mos i dërgonin lule por gola të Cristiano Ronaldos.

“Në vend të luleve, ju lutem më dërgoni golat e Kristiano Ronaldos”, shkruhej në letrën e tij.

“Mario Stefanini, ‘Il Doro’, në moshën 77-vjeçare. Familja dhe fëmijët njoftojnë me pikëllim lajmin për vdekjen e tij. Varrimi do të bëhet të shtunën në varrezat Loppia. Në vend të luleve, ju lutemi dërgoni golat e CR7”, shkruhej mes tjerash në njoftimin e tifozit të zjarrtë.

Një poster i të ndjerit është vendosur  në qytetin Fornaci di Barga për të njoftuar vdekjen e tifozit.

Të fundit