Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla

Ndahet nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla

Është ndarë nga jeta Kosta Papanikolla, i njohur si një nga pionierët e Cirkut shqiptar.

Papanikolla i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri dhe bashkë Telat Agollin, ata hodhën themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta me nivel të lartë artistik edhe ndërkombëtar.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut. Në vitin 1959 me në krye Telat Agolli u realizua një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” duke e kthyer këtë moment edhe me krijimin zyrtarisht të Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Kosta Papanikolla lindi në Elbasan më 11.05.1932. Ai u aktivizua dhe debutoi në disa profile të cirkut duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, numra si prestigjator etj. Ka kryer specilizimi njëvjeçar në Kinë në vitet 1975-1976. Ka kryer arsimin e lartë profesionalnë Institutin e Kulturës fizike “Vojo Kushi”.

Të fundit