Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta papritur prezantuesi i njohur italian, humb betejën me sëmundjen e rëndë

Ndahet nga jeta papritur prezantuesi i njohur italian, humb betejën me

Është ndarë papritur nga jeta prezantuesi i njohur në Itali Fabrizio Frizzi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në spitalin Sant’Andrea në Romë, pasi humbi betejën me sëmundje n e rëndë, një hemorragji cerebrale.

Lajmin e trishto e ka dhënë fillimisht bashkëshortja e tij Carlotta, ndërsa shkruante: Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhënë”. Po ashtu, vdekja e parakohshme e prezantuesit të RAI-t është komentuar edhe nga mediat italiane, si një humbje e madhe.  

 “Me Fabrizion ikën një pjesë prej nesh, e historisë sonë, e jetës sonë të përditshme”, shkruan RAI. Më 23 tetor, Frizzi pësoi ishemi gjatë regjistrimit të një episodi të programit “L’Eredità”.

Menjëherë nisi trajtimin mjekësor, por pavarësisht përmirësimit, sërish sëmundja e mposhti dhe mbrëmë mbylli sytë përgjithmonë.  

Të fundit