Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Paskal Haxhi, themeluesi i Fakultetit Juridik

Ndahet nga jeta Paskal Haxhi, themeluesi i Fakultetit Juridik

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 90-vjeçare Prof. Dr. Paskal Haxhi. Ai ishte një prej bashkëthemeluesve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës, autor i shumë librave dhe punimeve shkencore.

Profesor Haxhi ka dhënë një kontribut të shquar në shkencën juridike shqiptare.

 Lajmin për vdekjen e tij e dha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.

“Ndahet nga jeta Prof. Dr. Paskal Haxhi… Mirënjohje dhe respekt për gjithçka na dha! Nder dhe kënaqësi të isha asistentja e tij dhe ta kisha udhëheqës së dizertacionit doktoral! U prehtë në paqe!”, shkruan Bushati teksa ka publikuar një foto me profesorin.

Të fundit