Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta profesori i nderuar Farudin Hoxha, Gjiknuri: Veprat e tij nuk do harrohen asnjëherë

Ndahet nga jeta profesori i nderuar Farudin Hoxha, Gjiknuri: Veprat e tij nuk do

Është ndarë nga jeta profesori i nderuar Farudin Hoxha. Ai njihet dhe do të mbahet mend si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjitikës në Shqipëri.

Është pikërisht Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ai i cili i ka shprehur familjes ngussshëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të profesorit.

REAGIMI I DAMIAN GJIKNURIT:

Me hidhërim mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Farudin Hoxhës. Lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, miqtë dhe dashamirësit e shumtë. Profesor Farudini do të mbahet mend gjatë si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjitikës në Shqipëri. Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuari me mendimet dhe këshillat e tij të vyera. Familja humbi njeriun e dashur! Kolegët dhe miqtë humbën bashkëudhëtarin e shumë sfidave! Sektori elektroenergjitik humbi njeriun që me veprat e tij nuk do të harrohet asnjëherë. Të gjithë, kemi humbur një njeri të mirë! U prehsh në paqe Farudin!

Të fundit