Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta raportuesi i krimeve të luftës në “The New York Times” David Binder

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare korrespodenti i gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”, David Binder.

Me një eksperienë të gjatë në NYT, Binder mbuloi luftëra të ndryshme, duke filluar nga Lufta e Ftohtë e deri tek luftërat në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

“Helga, bashkëshortja e tij ka thënë se shkak për vdekjen, ka qenë një sëmundje e veshkave”, shkruan NYT.

Gazeta amerikane e përkujton Binderin si një gazetar të zellshëm, që asnjëherë nuk u ndal së punuari.

Ai ka mbuluar ndërtimin e Murit të Berlinit në vitin 1961, rrëzimin e tij në vitin 1989, pastaj raportimet mbi tensionet të shumta në Lindje e Perëndim nën regjimet komuniste në Gjermaninë Lindore, Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumania, Bullgaria e duke përfunduar tek luftërat në  Jugosllavi.

Figurat e njohura që Binder kishte intervistuar ishin viktima civile të luftës, por edhe luftëtarë e drejtues të luftërave, përfshirë edhe kriminelët serbë të akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviç e Ratko Mlladiç.

Të fundit