Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Është ndarë sot nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Xhuvani ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në një spital të Romës.

Krijimtaria e tij kinematografike përfshin një varg veprash, dhe këtë vit pritej edhe premiera e filmit ‘Liqeni im’.

Gjergj ishte i martuar prej vitesh me aktoren shqiptare Luiza Xhuvani. Ata kanë dhe një djalë së bashku, Kostandin Xhuvani.

Ndër veprat e tij si regjisor, po përmendim disa:

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Të fundit