Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Stan Dragoti, regjisori shqiptaro-amerikan që ndryshoi imazhin e Nju Jorkut

Ndahet nga jeta Stan Dragoti, regjisori shqiptaro-amerikan që ndryshoi

Stan Dragoti, regjisori i njohur shqiptaro-amerikan, që dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e New York-ut, vdiq dje, në California, SHBA, në moshën 86-vjeçare.

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, gazetari Beqir Sina, etj ishin disa nga shqiptarët e parë që dhanë lajmin në rrjetet sociale, raporton ‘IllyriaPress’.

Regjisori i njohur shqiptaro-amerikan Stan Dragoti luajti dikur një rol të dorës së parë në ndryshimin e imazhit të New York City-t në botë, nismë që kërkoi ta realizonte edhe për Shqipërinë.

Dragoti ka bërë disa filma në Hollywood, në vitet 60-70 kur ishte një nga yjet e kinematografisë amerikane, mirëpo, suksesi i madh në fushën e reklamave sidomos fushata “I love New York”, solli një zhvendosje të angazhimeve të tij, në një mënyrë që as e kishte parashikuar e as nuk e kishte dashur.

Ai këmbëngulte te fuqia e artit të shtatë. Një film i suksesshëm në shkallë botërore do të luante një rol të madh në imazhin e Shqipërisë.

Dragoti kishte zgjedhur tre tema të cilat sipas tij do të zgjonin interes te publiku ndërkombëtar nëse do të realizoheshin. Një film do të ishte për Skënderbeun, një tjetër i bazuar mbi librin e gazetarit shqiptaro-amerikan Peter Lukas për agjentët shqiptaro-amerikanë në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore dhe një i tretë për shpëtimin e hebrejve gjatë pushtimit nazisto-fashist.

Të fundit