Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta stilisti i njohur, në vend të luleve familjarët kërkojnë donacione për UNICEF

Ndahet nga jeta stilisti i njohur, në vend të luleve familjarët

Stilisti i njohur francez, Hybert de Givenchy ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

 Lajmi u bë i ditur nga partneri i tij, Philippe Venet, i cili konfirmoi vdekjen për agjencinë e lajmeve AFP.

Familja e tij planifikon një ceremoni mortore private dhe kërkoi që në vend të luleve, në emër të ikonës së modës të bëhen donacione për UNICEF-in.

Me sjelljen e përkryer dhe disiplinën e shkollës së vjetër, Givenchy kishte një prani mbresëlënëse dhe të shquar që ngjyrosi industrinë e modës për më shumë se 50 vite.

Një koleksionist i përkryer, me një sy të pagabueshëm si për objekte, ashtu dhe për dekorimin e brendshëm të shtëpive, 91-vjeçari lë pas një shtëpi mode që përcaktoi nocionet e përsosmërisë dhe elegancës.

Të fundit