Flash News

KRYESORE

Ndahet papritur nga jeta vajza e vetme e sopranos së njohur shqiptare

Ndahet papritur nga jeta Inis, vajza e sopranos së famshme Marie Kraja. Profesoresha dhe përkthyesja, Inis Kraja është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 67-vjeçare.

Inis ishte vajza e vetme e solistes së parë në TOB, Marije Kraja, ndërsa për lajmin e hidhur ka shkruar në rrjetet sociale edhe mikesha e saj, Klodeta Dibra.

“U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja! Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.

Jam pa fjalë sot, Inis. Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim.

Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja!”, shkruan në facebook mikesha e Inis Krajës.

 

Të fundit