Flash News

KRYESORE

Ndahet parakohe nga jeta ish-futbollisti i njohur i Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare

Ndahet parakohe nga jeta ish-futbollisti i njohur i Tiranës dhe

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare dhe i ekipit të Tiranës Skënder Hyka.

Ish-futbollisti u nda nga jeta parakohe në moshën 74-vjeçare.

Hyka u lind në vitin 1944 dhe të gjithë karrierën e tij e zhvilloi në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot Tirana, në rolin e sulmuesit.

Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në vitin 1968. Nga viti 1957 – 1974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit Sportiv “17 nëntori“, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit.

Nga viti 1967-1974, ka qenë anëtar i ekipit shpresa dhe atij kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Në vitet 1992 – 1995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana. Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga viti 1992 e në vazhdim, ishte Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Të fundit