Flash News

KRYESORE

Ndalim qarkullimi në Tiranë e Durrës/ Manasterliu sqaron urdhrin, ka kategori që përjashtohen

Ndalim qarkullimi në Tiranë e Durrës/ Manasterliu sqaron urdhrin,

Nëpërmjet një deklarate të posaçme për mediat, mkinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë disa detaje në lidhje me urdhrin e ri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Sipas Manasterliut dy prej kategorive që do të përjashtohen nga ndalim qarkullimi do të jenë personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale përjashtohen nga ky urdhër.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra kryhet sipas udhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, tha Manastirliu.

Ministrja gjithashtu nuk la pas dore vlerësimin për punën e personelit mjekësor, për të cilët deklaroi se të gjithë do të vijojnë të jenë në krye të detyrës siç bëjnë çdo ditë të vitit.

Manastirliu kërkoi nga qytetarët të respektojnë këto rregulla të forta por që janë të domosdoshme.

Kujtojmë se sot Qeveria ka përshkallëzuar masat drastike në luftën ndaj virusit të ri. Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një statusi në FB se nga e premtja në 06.00 të mëngjesit, deri të dielën në mesnatë do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, si dy vendet ku janë evidentuar më shumë raste të të prekurve me Covid-19, por edhe në qytetet të tjera të vendi.

Të fundit