Flash News

KRYESORE

Ndalimi i autobuzëve nga Kosova, sqaron prefekti i Durrësit

Ndalimi i autobuzëve nga Kosova, sqaron prefekti i Durrësit

Prefekti Emiljan Jani thotë se nuk ka diskriminim për kosovarët, por autobusët me turistë të huaj qarkullojnë pa asnjë problem në rrugën e plazhit...

“Autobusët e turistëve nga Kosova duhet të kalojnë nëpër unazën e plazhit dhe të mbërrijnë nëpërmjet rrugëve dytësore të kësaj zone në afërsi të rrugës “Pavarësia”, tha Prefekti i Durrësit Emiljan Jani, duke reaguar për lajmin e diskriminimit të turistëve kosovarë në Durrës.

Jani thotë se nuk ka diskiriminim, por ka dy standarte, sepse pranon faktin se nga ky vendim i marrë prej institucioneve në Durrës përjashtohen autobusët me turistë që vijnë nga vende të tjera në plazhin e Durrësit.  Autobusët me turistë të huaj qarkullojnë pa asnjë problem në rrugën e plazhit, sepse sipas prefektit janë më të pakët në numër sesa autobusët me kosovarë. Por, të gjithë pushuesit e mbërritur nga Kosova por edhe shoferët e tyre nuk kanë qenë në dijeni të këtyre masave që mori pushteti lokal, Ata e konsiderojnë diskriminim, bllokimin e rrugës “Pavarësia” të Plazhit vetëm për ta.

Prej disa ditësh bëhet ndalimi i autobusëve me pushues nga Kosova tek “Ura e Dajlanit”, dhe kjo ëshët vendosur me praninë e policisë së qarkullimit rrugor dhe të drejtorisë së rrugëve e specialistëve të prefekturës. 

 

Të fundit