Flash News

KRYESORE

Ndalimi i bashkëpunëtorit X në Kosovë, deputeti i PD: Ka ndikuar qeveria, refuzoi të shitet për Xhafajn

Ndalimi i bashkëpunëtorit X në Kosovë, deputeti i PD: Ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur në lidhje me ndalimin e Albert Veliut dhe të birit nga policia e Kosovës ditën e sotme.

I ftuar në studion e lajmeve të Abc News, Spaho theksoi se nuk kanë informacione se pse autoritetet kosovare e kanë ndaluar Velinë, teksa shtoi se ai ka pasur vazhdimisht presione dhe shantazhe për të ndryshuar dëshmi.

“Prokuroria nuk e kërkon, ndaj po presim te marrim informacione. Që në momentin që bëri deklarimet, ka pasur reagime të forta nga mazhoranca për ta trembur dhe për ta blerë dhe nuk habitem që zhvillimet e fundit te kenë lidhje me këto fakte. Nëse mazhoranca do të vazhdoj me presione, ne do të reagojmë në mënyrën më të ashpër të mundshme. Ai është dëshmitar i një çështjeje të besueshme dhe të vërtetë”, u shpreh Spaho.

Po ashtu, Spaho e krahasoi rastin ‘Veliu’ të njëjtë me çështjen ‘Zagani’, i cili ishte i pari që zbuloi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Habilajt.

Edmond Spaho paralajmëron protesta të tjera: Do jenë më të mëdha dhe më të zgjatura në kohë

Të fundit